Aktualitet

Nga 'Rruga e Elbasanit' tek Garda, zonat pa drita në Tiranë nga dëmtimi i rrjetit

Nga 'Rruga e Elbasanit'  tek Garda, zonat pa drita në Tiranë

Një dëmtim i rrjetit elektrik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.  Përmes një njoftimi OSHEE bën me dije se shkaku i dëmtimit të rrjetit elektrik ka ardhur nha një biznes privat.

Pa drita kanë mbetur zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës. Në njoftimin për abonetët, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë.

OSHEE: 

Pershendetje

Zonat prane “Rruga e Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombetare”, e deri te Garda Republikes jane aktualisht pa energji elektrike per shkak te demtimit te rrjetit elektrik nga nje subjekt privat.

Brigadat e OSSH jane duke punuar per rikthimin sa me te shpejte te furnizimit.