Aktualitet

Nga shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për familjet që harxhojnë deri në 700 kWh

Nga shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për familjet

Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë do të ulet në 8.5 lekë për kËh për familjet që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj.

Vendimi u mor sot pas mbledhjes së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike pë abonentët familjarë është 9.5 lekë për Këh pa TVSH. Vendimi hyn në fuqi në shkurt.

Kush konsumon më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë për çdo Këh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore.