Nga shtatori, shkollat 9-vjeçare në Tiranë me drekë dhe deri në orën 4

E Martë 4 Shkurt 2025, 10:40
TiranaPost
Vitin e ardhshëm shkollor, pra nga shtatori, të gjitha shkollat publike 9-vjeçare në Tiranë do të kenë të përfshirë dhe drekën. Nxënësit do kenë mundësinë të qëndrojnë deri në orën 16:00.
Kjo zgjidh një nga problemet kryesore të çifteve në Tiranë që mos u përputhen orarët e punës me shkollën e fëmijëve që aktualisht përfundim nga ora 12:00 deri në 13:15.
“Për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë”, tha Rama teksa përuronte dy godina të reja të konvikteve në Qytet Studenti.