Nga sot, çdo shërbim që merrej në QKB do të merret në e-albania
E Mërkurë 11 Dhjetor 2024, 13:08
TiranaPost
Nga sot çdo shërbim që merrej pranë QKB tani do të merret vetëm online tek “portali “e-Albania”. Vendimi i marrë nga qeveria hyn sot në fuqi.
“Në vendimin nr. 391, datë 3.5.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të regjistrimit dhe të publikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme: I. Në kreun I, “Organizimi i sporteleve”, bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i kreut “Organizimi i sporteleve” zëvendësohet me “Portali “e-Albania””. 2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2. Aplikimi për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) bëhet pranë portalit “eAlbania”., thuhet në vendim.