Aktualitet

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur. “Venecia” i hap ditën jeshile Kodit Zgjedhor. Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi mbylljen pas orës 22:00

 

Komiteti teknik i Ekspertëve ka vendosur të rikthejë në fuqi masën e ndalimit të lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 06 të mëngjesit. Kjo masë përfundonte afatin ditën e sotme, por do të vijojë sipas vendimit deri në një afat të pacaktuar.(Lexo këtu)

Zv Ministrja Mira Rakacolli tha se edhe për bizneset do të vijojë ky vendim: Lokalet, Restorantet dhe Fast-Foodet. Ndërsa do vijojë ndalimi i grumbullimit me mbi 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

 

Raporti paraprak i “Venecias” megjithë vërejtjet i hap dritën jeshile implementimit të Kodit Zgjedhor

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Komisioni i Venecias i ka cilësuar si të nxituara dhe të pakonsultuara në nivelin e duhur ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri.Në raportin paraprak të “Venecias” kërkohet që të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë dhe të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur të sqarojnë ndikimin e ndryshimeve.(Lexo këtu)

Vendimi final i Komisionit të Venecias do të jetë pas një jave, po ajo që bie në sy në këtë raport është fakti që i qëndrohet idesë se Kodi Zgjedhor mund të bëhej më mirë dhe se ka kritika, por lihet të kuptohet se rëndësi ka tashmë implementimi.

 

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të automjeteve

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Kontrolli teknik i automjeteve nuk do vazhdojë të jetë me koncesion. Ky shërbim do t`i kalojë shtetit dhe me disa ndryshime që lehtësojnë drejtuesit e automjeteve. Kryeministri Rama ka renditur gjithë ndryshimet në statusin e tij në Facebook.(Lexo këtu)

"Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t'i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve”, shkruan Rama.

 

Veliaj: Rivaliteti me Tahirin, një legjendë urbane

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi se zërat për një rivalitet mes tij dhe ish-socialistit Saimir Tahiri janë vetëm një legjendë urbane. Ai bëri krahasimin me kundërshtarin politikë, të djathtën, që në zgjedhjet e ardhshme shkon e ndarë në 5 parti.(Lexo këtu)

“As unë dhe Saimir Tahiri s’kemi pasur kurrë rivalitet, kemi pasur bashkëpunim dhe kemi punuar në dy nivele të ndryshme qeverisjeje. Është e gjitha legjendë urbane. Sot është e para që PS shkon pa asnjë fraksion në fushatë dhe rivali tjetër me 5 parti të tjera”, tha Veliaj.

 

Hapen 6 zyrat e reja aplikimi për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi sot inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.(Lexo këtu)

Nga zyra e Aplikimit për dokumente biometrike në njësinë 6 të Kombinatit, ku shkoi për të inspektuar, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi për hapjen e  6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri, në Paris, Francë, në Berlin, Gjermani, në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

 

Po fshihen viktimat me Covid, mjeku Kalo për akuzat e Bashës: E pamundur

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Mjeku i spitalit Infektiv Tritan Kalo ka dhënë shpjegime lidhur me skedat e vdekjeve të pacientëve me koronavirus.(Lexo këtu)

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, mjeku Kalo tha se është e pamundur të bëhen falsifikime apo ndërhyrje. Nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ai tha se është e përcaktuar me lidh por edhe shkencërisht kur plotësohet një skedë vdekje, me arsyet se pse i sëmuri vdes.

 

Shtrohet në spital me Covid Etrit Berisha

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha është shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.  Mediat italiane kanë publikuar lajmin, ku tregojnë se portieri aktual i SPAL, u shtrua orët e fundit në spital për t'ju nënshtruar testeve klinike dhe për tu mbajtur nën vëzhgim. (Lexo këtu)

Etrit Berisha, 31 vjeç u infektua me koronavirus me datë 27 nëntor, ku u njoftua se ishte karantinuar, por siç bëjnë me dije mediat italiane gjendja e tij shëndetësore tashmë kërkon trajtim të specializuar spitalor.

 

Kukësi dhe Vlora dy qarqet me rënien më të fortë të lindjeve gjatë dekadës

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Nga viti 2011 deri në 2019-ën, numri i lindjeve në Shqipëri ka pësuar rënie dramatike me 22%, e shpërndarë në të gjitha qarqet e vendit, por në disa prej tyre, rënia ka qenë më e fortë.(Lexo këtu)

Sipas të dhënave të INSTAT, Qarku i Kukësit rezulton me rënien më të madhe të lindjeve në raport me qarqet e tjera, ku gjatë periudhës 2011-2019 bebet e lindura kanë pësuar rënie me 48.5%. Qarku verior i vendit, edhe pse aktualisht me normën më të lartë të fertilitetit në vend, ka pësuar rënien më të madhe të lindshmërisë, ku shkak mendohet të jetë emigracioni gjatë kësaj periudhe. Sipas një ankete të INSTAT, nga Qarku i Kukësit kanë emigruar 10 mijë 541 familje gjatë 2011-2019.

Ndërsa pas Kukësit, me normën më të ulët të lindjeve renditet Qarku i Vlorës.

 

Prefekti i Kukësit refuzon heqjen e titullit 'Qytetar Nderi' për Veton Surroin

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Ngjalli jo pak debat lajmi se Veton Surroit i hiqet titulli 'Qytetar Nderi' në Kukës. Por sot, prefekti i Qarkut ka refuzuar, duke rrëzuar kështu vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit për publicistin dhe analistin e njohur nga Kosova.  Titullin Qytetar Nderi në Kukës, Surroi e mbante që prej vitit 2015.(Lexo këtu)

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici e ka justifikuar vendimin se Veton Surroit iu hoq titulli për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike, të pretenduar kundër UÇK-së. 

 

Kosova mbyll 1 muaj shkollat

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Ekspertët e shëndetësisë në Kosovë kanë vendosur mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve nga 18 dhjetori.(Lexo këtu)

Pandemia dhe shifrat në rritje të të infektuarve dhe viktimave, ka detyruar marrjen e këtij vendimi që do të jetë në fuqi deri në 18 janar.

 

Maqedoninë e Veriut do ta shtyjë me 6 muaj gjendjen e krizës

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Në Maqedoninë e Veriut gjendja e krizës mund të vazhdojë edhe për gjashtë muaj. Kërkesa u bë nga Komiteti Drejtues i Krizave, ndërsa pritet të votohet në Kuvend, pasi numrat e të infektuarve dhe të viktimave vijojnë të rriten.(Lexo këtu)

Vendimi vjen për përballimin në mënyrë sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

 

Studimi izraelit: Njerëzit me astmë kanë më pak shanse të infektohen me Covid

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Njerëzit me astmë konsideroheshin si kategoria me risk të shtuar nga infeksioni i Covid por një studimi i fundit izraelit thotë se kanë deri në 30% më pak të ngjarë të infektohen.

"Ndjeshmëria ndaj COVID-19 në astmën bronkiale”, quhet studimi që pritet të publikohet keëtë muaj, ndërsa Jerusalem Post jep dejate ku tregon se ky studim bie në kundërshtim me atë që supozohej nga shumë ekspertë dhe profesionitë mjekësorë.

 

Hetime për skemën 'ryshfet për falje' në Shtëpinë e Bardhë

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Një skemë e pretenduar "ryshfet për falje" në Shtëpinë e Bardhë është nën hetim nga departamenti i drejtësisë.(Lexo këtu)

Dokumenti nuk përmend emrin e presidentit Donald Trump ose individë të tjerë dhe lë shumë pyetje pa përgjigje, por vjen pas raportimeve të mediave se presidenti amerikan po shqyrton faljet e mëdha para se të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

Hetimi i departamentit të drejtësisë pretendon se një individ ofroi "një kontribut të konsiderueshëm politik në këmbim të faljes presidenciale ose heqjes së dënimit".

 

2020-ta mund të jetë viti i dytë më i nxehtë në botë

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

"Ky vit është i dyti më i nxehtë që shënon rekord temperaturash të larta, pas atij të vitit 2016", kështu është shprehur sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).(Lexo këtu)

Të dhënat tregojnë se viti 2020 është karakterizuar nga valë nxehtësie, thatësira, zjarre dhe uragane të tërbuara.

"2020 ka shumë të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara globalisht", tha agjencia me bazë në Gjenevë në raportin e saj "Gjendja e Klimës Globale në 2020".

 

‘Vetëm faqen e zezë s'e lan uji, të tjerat të gjitha’- thoshte nëna e Emina CunmVazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.ulajt

 

Me një foto që sjell kujtime nga vendi i saj i lindjes, por edhe një mesazh, Emina Cunmulaj sjell në mendje një shprehje që thoshte nëna e saj e ndjerë.(Lexo këtu)

Ish-modelja shqiptare e veshur me rroba banje duke mbledhur manaferra dhe për ata që mund të shqetësohen se janë të pista, Emina ka një shprehje: uji lan gjithçka, veç faqen e zezë.

 

Çmimet Oscar do ndahen në skenë

Vazhdon shtetrrethimi nga ora 22:00, ende pa afat deri kur.

Mjaft më me ceremoni online në Zoom e çdo platformë tjetër. Oscar 2021 do të mbahet “dal vivo” dhe artistët do paraqiten fizikisht për të marrë çmimet.(Lexo këtu)

Eventi i përvitshëm do të mbahet në 25 prill të 2021-shit.

Shpresat janë të mëdha që normaliteti të jetë rikthyer dhe virusi të ketë ikur deri atëherë, por sido që të jetë do mbahet live.