Aktualitet

Nga taksat vendore tek marrëveshja me Zvicrën. Tre ligjet që dekretoi presidenti sot

Nga taksat vendore tek marrëveshja me Zvicrën. Tre ligjet që

3 ligje janë dekretuar nga presidenti Meta ditën e sotme, të cilat janë miratuar në Kuvend. Presidenti shpesh ka deklaruar se Kuvendi është ilegjitim pasi nuk ka numrin e plotë të deputetëve. Edhe pse në konferenca për shtyp ka thënë se kur ligjet bëhen në interes të popullit, ai do i dekretojë ato.

Tre ligjet kanë të bëjnë me taksat vendore, marrëveshjet me Zvicrën dhe Turqinë.

Për ligjin “Për sistemin e taksave vendore” Meta shprehet se ky ndryshim i miratuar si propozim nga deputetët, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.

Konkretisht, tre ligjet janë:

1. Ligji nr. 98/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.  Mirëpritet nisma për shfuqizimin e detyrimit për parapagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa përmbyllur ende procesin e legalizimit.

2. Ligji nr. 99/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)”.

Konfederata Zviceriane mbetet një nga nxitësit e rëndësishëm për zhvillimin e ekuilibruar dhe të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik të shtetasve shqiptarë, sipas politikave dhe praktikave të Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është një mbështetje e drejtpërdrejtë e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin rajonal.

3. Ligji nr. 100/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e vazhdueshëm disavjeçar të Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes kontributeve të drejtpërdrejta për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, jepet kontribut financiar për blerjen e shërbimeve dhe mallrave për qëllime ushtarake, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.