Aktualitet

Nga Tirana në Korçë: Gjobiten bar- kafenetë dhe restorantet: Pa masa kundër virusit

Nga Tirana në Korçë: Gjobiten bar- kafenetë dhe

6 masa administrative janë marë ditën e sotme, ndaj disa bizneseve. Mësohet se 4 gjoba janë vendosur në bar kafe dhe restorante, ndërsa për dy subjekte të tjera është vendosur pezullimi i aktivitetit.  Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Diber, Elbasan, Tiranë, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë protokollet e sigurisë në punë:

të dezinfektojnë ambientet,

të kryejnë ajrosjen rregullisht,

të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ndërsa për qytetarët:

Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër,

lani shpesh duart,

përdorni maska ose barriera mbrojtese,

dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Task Forca anti-COVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe ka kryer 102.938 inspektime. Mbi 380 masa administrative për bizneset dhe institucionet e gjetura në shkelje janë vendosur deri më tani.