Aktualitet

Nga ushtari i katërt deri te gjenerali, rriten pagat për Forcat e Armatosura! Përfitues edhe zjarrëfikësit

Nga ushtari i katërt deri te gjenerali, rriten pagat për Forcat e

Rrogat e Forcave të Armatosura, do të rriten nga 1 korriku. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai tha se rrogat e FA-ve do të pësojnë rritje çdo vit.

Edhe zjarrfikësit janë përfitues nga ky vendim i qeverisë.

“Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.

Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë.”, tha Peleshi.