Aktualitet

Nga zinxhirët në goma tek manovrat! 7 këshilla se çfarë duhet të bëni kur niseni për rrugë në ditë të ftohta

Nga zinxhirët në goma tek manovrat! 7 këshilla se

Temperaturat nën minus gradë dhe reshjet e dëborës sjellin rrezik për shkak të shtresave të akullit në rrugë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar një video me disa këshilla ku udhëzon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Këshillat përfshijnë:

1. Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur;

2. Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;

3. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;

4. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;

6. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;

7. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit.