Aktualitet

Ngërçi në futboll/ Presidenti i Ligës nuk ndryshon qëndrim: Bojkoti vazhdon

Ngërçi në futboll/ Presidenti i Ligës nuk ndryshon

Ngërçi i krijuar mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë duket se nuk po gjen zgjidhje.

Një tjetër reagim ka ardhur sot nga Liga e Profesionistëve të cilët deklarojnë se nuk do të ndryshojnë qëndrim dhe se do të vazhdojnë me bojkot derisa qeveria të miratojë kërkesat e tyre.

Pas mbledhjes me të deleguarin e qeverisë për zgjedhjen e këtij ngërçi, Fidel Ylli, të gjithë presidentët e Superligës vijojnë të jenë të bashkuar në qëndrimin e tyre.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova theksoi sot se bojkoti do të vazhdojë, por shtoi se do të rishikojnë edhe një herë katër kërkesat të cilat do t’ia nisin sërish kryeministrit.