Aktualitet

Ngjarja me 33 vjeçarin që u soll në Tiranë pa organin e zemrës: Ministrja Gjonaj i bën një kërkesë homologut spanjoll

Ngjarja me 33 vjeçarin që u soll në Tiranë pa organin e

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mes çështjeve për bashkëpunimin, drejtësinë, reformën, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar i ka bërë një kërkesë homologut spanjoll, Juan Carlos Campo Moreno mbin denoncimin e bërë për shitjen e organit të zemrës së shqiptarit Saimir Sula, i cili ndërroi jetë në spitalin e Barcelonës, Hospital del Mar dhe trupi i tij mbërriti pa zemër në Tiranës.

Gjatë takimit Online mes dy ministrave, Gjonaj i kërkoi: ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve lidhur me shtetasin Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në Hospital del Mar të Barcelonës në Spanjë dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë.

Ministri Spanjoll i garantoi ministres mbështetjen në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe në aspektin human dhe publik.

33 vjeçari shqiptar me emrin Saimir Sula, i cili jetonte prej disa kohësh në Spanjë ndërroi jetë në spitalin spanjoll, por trupi i tij mbërriti në Tiranë pa organin e zemrës.

Ishte motra e tij e cila ka dyshuar dhe ka kërkuar që ti bëhet autopsia në Tiranë vëllait të saj. Saimir Sula jetonte me motrën e tij në Spanjë, ai shkoi në spital pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid. Mjekët e kanë njoftuar të motrën se zemra e tij pushoi, por ajo ngriti dyshimet duke kërkuar dhe aktin e ekspertimit, që vërtetuan se trupi i Saimir Sulës u soll në Shqipëri pa zemër.

*Tiranapost.al.