Aktualitet

Ngjarja në ish Bllok: Nuk pati të shtëna, policia sqaron çfarë ndodhi me viktimën

Ngjarja në ish Bllok: Nuk pati të shtëna, policia sqaron

U raportua për të shtëna dhe dyshimet për një person të vrarë. Por policia ka sqaruar se personi që ka ndërruar jetë pak minuta më parë në zonën e ish Bllokut, pësoi një atak kardiak.

Mësohet se viktima është një 67 vjeçar me incialet P.S i cili dyshohet se pësoi atak kardiak, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën Ibrahim Rugova.

Njoftimi i policisë:

‘Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç. Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.