Aktualitet

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet të kalohen me zinxhirë

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet

Dy akset në vend Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Cerenecit-Klenjë duhet të kalohen me zinxhirë. Ky është apeli që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën gjithë shoferëve që do kalojnë në këto dy akse. Kjo për shkak të ngricave në rrugë nga moti me temperatura të ulëta dhe reshjeve të dëborës.

ARRSH njofton se në akset e Dajtit dhe në Llogara është shpërndarë kripë për eleminimin e ngricave, por për çështje sigurie u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në gjthë rrugët, duke reduktuar shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pasojen me goma dimërore si dhe me zinxhirë. ARRSH ka publikuar foto nga situata me rrugët dhe ndërhyrjet që janë kryer.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet

Ngricat në rrugë nga temperaturat e ulëta: Dy akset që duhet

*Tiranapost.al.