Aktualitet

Ngrohja e oqeaneve pothuajse është dyfishuar që nga viti 2005

Ngrohja e oqeaneve pothuajse është dyfishuar që nga viti 2005

Shkalla e ngrohjes së oqeaneve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2005 dhe më shumë se një e pesta e sipërfaqes së oqeaneve në botë do të përjetojë një valë të fortë nxehtësie, sipas një raporti nga Observatori Evropian ”Copernicus”, i botuar këtë të hënë.


“Ngrohja e oqeaneve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet ’60. Dhe që nga viti 2005, shkalla e ngrohjes së oqeaneve është dyfishuar”, tha gjatë një videokonference oqeanografja, Karina Von Schuckmann.