Aktualitet

Niko Peleshi: Përballimi i përmbytjeve u bë me inovacion ja se si konkretisht

Niko Peleshi: Përballimi i përmbytjeve u bë me inovacion ja se si

Gjatë një konference për mediat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka sqaruar se përballimi me sukses i situatës me reshjet dhe shmangia e përmbytjeve është meritë sidomos e Ministrisë së Infrastrukturës dhe përdorimit të inovacionit.

“Më lejoni nëse mundem t`ju sqaroj se si është bërë i mundur menaxhimi i situatës përmes inovacionit. Për shembull, me një pajisje të instaluar është bërë mundësia e parashikimit specifik të nivelit të reshjeve për një afat 5 ditor dhe kjo i jep mundësinë KESH-it të dijë se sa do shkarkojë. Kështu shpjegohet fakti se si me një nivel reshjesh më të mëdha se vitet e kaluara, patëm më pak pasoja. Nuk kemi në dorë shkaqet, por kemi në dorë shumë për sa u përket pasojave. Dhe pasojat ishin minimale”, tha ministri Peleshi.

I pranishëm gjatë kësaj konference ishte dhe kryeministri Rama që tha:

“Kemi qenë të shqetësuar duke ndjekur parashikimin e motit. Tre ministri kanë qenë të rëndësishme në këtë proces: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Infrastrukturës. Një punë e madhe është bërë edhe nga pushteti vendor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është prezante për shkak të një angazhimi tjetër, por janë këta ministra që kanë qenë vija e parë në këtë përballje dhe që sot kanë shumë për të thënë lidhur me rezultatin. Sigurisht që nuk bën lajm çfarë nuk ndodh, por qeveritë vlerësohen jo vetëm për atë që bëjnë dhe që reflektohet në atë që duket drejtpërdrejt, por edhe për atë që nuk lejojnë të ndodhë.

Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar në shifra krahasimore të sasive të reshjeve kritike të së shkuarës, kur reshje më të pakta kanë sjellë situata katastrofike, ju sjellim pasqyrën e një situate që lidhet me një punë të përditshme dhe të përvitshme për këtë ditë. Situata ishte kritike nga liqeni i Shkodrës, deri në Vjosë”, tha Rama.