Nis me tensione seanca plenare për buxhetin e 2025-ës
E Hënë 18 Nëntor 2024, 10:21
TiranaPost
Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025.
I pari nisi të mbante fjalën Kryeministri Edi Rama. Teksa Rama fliste për bonuset e fundvitit për pensionistët, deputetët e opozitës qëndronin në këmbë dhe u binin tavolinave në formë proteste.
Punonjësit e Gardës iu afruan foltores dhe u njoftua më pas 5 minuta pushim. Seanca do të vijojë dhe do të jetë maratonë për dy ditë.