Aktualitet

Nis në Portin e Durrësit stërvitja 'Defender Europe21', Rama: U rritëm me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit këtu

Nis në Portin e Durrësit stërvitja 'Defender Europe21',

Nis sot në Portin e Durrësit stërvitja më e madhe me trupat amerikanë. Të pranishëm në eventin e çeljes së stërvitjes ishin zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura, ambasadorja amerikane, ministri i Jashtëm Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta. Gjithashtu zyrtarë të lartë të Forcave Amerikane.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se i përket brezit të kohës kur Shqipëria ishte e izoluar: "Gjenerata jonë lindi dhe u rrit në gjysmë të jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lenë kurrë të shkelnit këtu, se jeni e keqja më e madhe që mund t`i ndodhë Shqipërisë dhe mbarë botës. Për gjeneratën tonë është vërtet një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botësh, mes asaj të errët dhe të izoluar dhe ku ne mund të mirëpresim me shumë krenari dhe respekt miqtë dhe partnerët tanë të shumtë, amerikanë. Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri, edhe ju, siç iu ndodh të gjithëve kur vijnë këtu, të doni të riktheheni në Shqipëri. Shqipëria nuk këshillohet të vini për shkak të stereotipeve, por është një vend që kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri."