Aktualitet

Nis nesër puna për ndërtimin e spitalit në Fier, përfaqësuesi turk: Do kushtojë 60-70 milion euro

Nis nesër puna për ndërtimin e spitalit në Fier,

Do të nisë nesër puna për ndërtimin e spitalit në Fier, i cili është premtuar nga presidenti turk Erdogan se do të ndërtohet brenda tre muajve.

Përfaqësuesiturk deklaroi sot se puna do të nisë nesër dhe se projekti do të kushtojë 60-70 milion euro dhe në të do të punojnë në kulmin e ndërtimit 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kryeministri ishte bashkë me përfaqësuesit turkë në vendin ku do të ndërtohet spitali dhe deklaroi se  është rëndë dakord për që paga minimale për punonjësit të jetë 400 mijë lekë.

“Ne arritëm dje bashkë me skuadrën tonë dhe do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punën nesër. Është një sfidë e madhe por besojmë se do ia dalim. Shpresojmë të jetë investim i mirë për infrastrukturën e shëndetësisë shqiptare.  Ne presim të kushtojë 60-70 milionë euro dhe në kulmin e punës të punojnë 1000-1200 punonjës. Do të fillojmë nesër dhe do të jemi të nderuar, nga të cilët 20-30% do të jenë shqiptarë”, tha përfaqësuesi turk i ndërtimit të spitalit në Fier.

“Kompania turke që do ta ndërtojë është e dyta më e mirë në Europë”, shtoi ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yörük.