Aktualitet

Nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Sali Berisha thirret dëshmitar për vrasjen e Azem Hajdarit

Nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Sali Berisha thirret

Pas më shumë se dy dekadash, do të nisë nga e para procesi ndaj Izet Haxhisë, i dënuar për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari në 98-ën. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Penale e Tiranës, e cila në seancën e sotme kërkoi nga prokuroria të paraqesë kërkesën për provat dhe dëshmitarët.

Në listën e dëshmitarëve që do të pyeten, të lexuar nga prokurori Dritan Nushi, është edhe ish kryeministri Sali Berisha, Sali Lusha, Ylli Rakupi, Genc Pollo dhe dëshmitarë të tjerë. Në kohën kur ndodhi vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka qenë truproja kryesore e Berishës. 

Nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Sali Berisha thirret

Mësohet se Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa me datë 2 tetor pritet që Gjykata të vendosë për dëshmitarët që do pyeten dhe ti hapet rruga rigjykimit të çështjes më të bujshme në Shqipëri.

Nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Sali Berisha thirret

Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ai u ekstradua me 8 maj 2018 nga Turqia. Por edhe Jahi Sali Mulosmani u dënua përjetë për të njëjtin krim. Pas vrasjes së Hajdarit, Izet Haxhia u largua drejt Turqisë ku qëndroi prej afro dy dekadash.

Izet Haxhia pretendon në një padi se Sali Berisha e ka urdhëruar për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë dhe për të eleminuar Azem Hajdarin. Gjithashtu, sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë.

Pasi Apeli e riktheu çështjen për rigjykim, Izet Haxhia bëri një kallëzim penal kundër Sali Berishës.