Aktualitet

Nis protesta e opozitës këtë herë me Berishën, bllokohen akset kryesore

Nis protesta e opozitës këtë herë me Berishën,

Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës. Ndryshe nga herët e tjera këtë herë i bashkohet edhe Sali Berisha.


Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate ku bën të ditur se PD ka bërë kërkesë për 3 orë tubim, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Në reagim, policia thekson se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni, thekson policia duke sugjeruar ndërkohë rrugë alternative për qytetarët.