Aktualitet

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e Çuçit, Kumbaros dhe Gledis Nanos

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, i cili ishte oficer policie.

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

Qytetarët kërkojnë drejtësi, masa më të forta dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë.

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

Tase u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Protestuesit teksa po përpiqeshin të zhvendoseshin nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme kanë patur edhe një përplasje me policinë.

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

20:13

Protesta është zhvendosur para kryeministrisë. Ilir Meta dhe Sali Berisha i janë bashkuar protestës. Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të vogëlushes së ndjerë dhe kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë. Nuk kanë munguar përplasjet me policinë.

Nis protesta për Jonadën! Kërkohen dorëheqjet e

20:31

Protestuesit janë zhvendosur drejt Presidencës.