Aktualitet

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti bregdetar

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti

Në Vlorë nisi sot puna për krijimin e një prej parqeve më të mëdha, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama në një fjalim nga qyteti bregdetar, i cili tregoi se ky projekt do të krijojë një mundësi urbanistike.

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti

Po ashtu ai tha se do të bëhen përpjekje për realizimin e Portit të Jahteve.

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti

“Do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët, turistët. Do të rrisim përmasën e gjelbër në zemër të qytetit dhe krijojmë një mundësi urbanisitike për të lidhur gjithë aksin kryesor me këmbë, jo me makinë, me bregun e detit, por dhe me atë që shpresoj po bëjmë përpjekje që do jetë Porti i Jahteve i Vlorës. Ideja nuk është e re, është e kahershme. Do sistemojmë portin e peshkatarëve dhe një terminal për tragetet në rast se porti turistik do të marrë jetë”, sqaroi kreu i qeverisë.

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti

Rama theksoi impakt ekonomik dhe social në jetën e qytetit që do të sjellë ky projekt: “Këto ndërhyrje sjellin punësim, jo vetëm zbukurim. Ambicia jonë është që Vlora të bëhet një nga qytet e bukur të Mesdheut një nga pikat turistike në Mesdhe”.

Nis puna për Parkun e Vlorës, si do të transformohet qyteti