Aktualitet

Nis puna për qytezën e re të Thumanës! Virusi ndryshon planin e rindërtimit

Nis puna për qytezën e re të Thumanës! Virusi ndryshon

Për shkak të koronavirusit, qyteza e re e Thumanës nuk do të jetë e gjitha gati në fund të këtij viti. Sipas një prej drejtuesve të projektit, deri në fund të viti do të kenë përfunduar banesat individuale, ndërsa pallatet do të marrin më shumë kohë.

“Në fund të vitit, objektivi kemi që banesat individuale të kenë përfunduar dhe infrastruktura të ketë mbaruar paralelisht me to”, tha një prej drejtuesve të planit, ndërsa kryeministri Rama dhe ministri i Ridnërtimit, Arben Ahmetaj, inspektuan zonën.

Nis puna për qytezën e re të Thumanës! Virusi ndryshon

Sot nisi puna për të vënë në zbatimin planin e lagjes së re të Thumanës, ndësra Rama tha që të punohet me ritme të shpejta, me tre turne, që banorët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në këtë zonë të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre.

Nis puna për qytezën e re të Thumanës! Virusi ndryshon

"Do bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të Ri me sukses. Tani s’i bëjmë do të gjitha, por ata që kanë banesa individuale do të bëjmë çmos. Do të punojmë me tre turne”, tha Rama.

Ahmetaj tha se banesat që nuk janë të dëmtuara, por që do të shemben pasi preken nga projekti, do të kompensohen.

Nis puna për qytezën e re të Thumanës! Virusi ndryshon

Në këtë qytezë të re do të ndërtohet gjithçka nga e para ku do të përfshihen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate. Aty ku është shembur një banesë, nuk do të ngrihet një tjetër dhe aty ku ka pasur viktima do të ngrihet një hapësirë e gjelbër, parku i memories.