Aktualitet

Nis Samiti i NATO-s, vendimet që pritet të merren

Nis Samiti i NATO-s, vendimet që pritet të merren

Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel.

Kryeministri Rama postoi një video në Instagram, teksa futet për në Samit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se në Samit do të merren vendime të rëndësishme sa i përket sigurisë së të ardhmes.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një politikë të re të mbrojtjes kibernetike bazuar në konsultimet politike dhe planifikimin ushtarak për të mbajtur t’i sigurta sistemet e NATO-s.

Udhëheqësit gjithashtu do të miratojnë një politikë të re mbi dhunën seksuale që lidhet me konfliktet.

*Tiranapost.al

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)