Aktualitet

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç: Çfarë duhet të dini dhe ku të shkoni

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët

Sot nis muaji i hapur i vaksinimit anti-Covid për gjithë qytetarë që janë 18 vjeç e lart. Me vetëm kartën e identitetit, qytetarët mund të paraqiten në çdo qendër vaksinimi ose në qendrën shëndetësore pranë banimit, ku mund të shkojnë të bëjnë vaksinën. Qendrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mos rrezikuar sëmundjen rëndë nga varianti Delta i virusit që ka mbërritur edhe në Shqipëri dhe që ka çuar në rritje të numrit të të infektuarve.

Deri tani në Shqipëri janë kryer në total 1,198,933 doza vaksine ndaj COVID-19 në vendin tonë.

Postimi i ministres Manastirliu:

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç
Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00.
#VaksinohuSot
#ShqipëriaBuzëqesh

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët

*Tiranapost.al.