Aktualitet

Nis sot ndërtimi i pallateve në Thumanë. Çdo apartament jo më pak se 100 metër katror

Nis sot ndërtimi i pallateve në Thumanë. Çdo apartament jo

Vazhdon procesi i rindërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe sot ka nisur ndërtimi i pallateve për banim. Kryeministri Rama dhe Behxhet Pacolli treguan detajet e kompleksit që do ndërtohet nga donacioni prej 1 milion eurosh i fondacionit të Pacollit.

“Çdo apartament do të jetë 100 m katror. Do jenë për banim luksoz mund të them,  jo banesa sociale. Kati i parë do të ketë lokale dhe sherbim publik.”, tha Pacolli.

Rama shtoi se shkolla, kopshti, qendra sociale dhe zyrat e ndërtesa të tjera do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Të gjithë apartamentet do të kenë dokumentacionin ligjor, pra hipotekat.

“Të gjitha shërbimet do i marrin aty, jo në Krujë. Do jenë zyrat e shërbimit këtu”, tha Rama që shtoi se zona mund të shndërrohet edhe në një destinacion turistik për shkak të një liqeni aty pranë.

Aktualisht, familjet e prekura nga tërmeti janë akomoduar në banesa sociale dhe apartamente, qiratë e të cilave mbulohen nga buxheti i shtetit.