Aktualitet

Nis vaksinimi i mjekëve në Berat, Rama tregon ç'pritet të ndodhë në pranverë: Përfshijmë ushtrinë

Nis vaksinimi i mjekëve në Berat, Rama tregon ç'pritet

Ka nisur sot procesi i vaksinimit anti-Covid përmes një qendre të ngritur edhe në qytetin e Beratit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se sot fillon procesi me 150 vaksinimet e para, për bluzat e bardha të Beratit. Ndërsa shifra në total e vaksinimeve shkon në 10 mijë.

Manastirliu:

“Sot kemi filluar me 150 vaksinimet e para për bluzat e bardha, në polin tjetër të vaksinimit në Berat. Së bashku me vaksinat që do të kryejmë sot arrijmë në 10 mijë vaksinime, dhe zgjerohemi me vaksinimin e personelit shëndetësor, të cilin tashmë e kemi shtrirë tek mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, po përfundojmë spitalet dhe brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë për vaksinimin e gjithë personelit mjekësor dhe vijojmë shtrirjen tek moshat e treta, mbi 80 vjeç, dhe kështu me radhë”.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishën në nisjen e procesit tha se në periudhën e pranverës do të nisi fushata intensive e vaksinimit ndaj Covid-19. Ai shtoi se do përfshihen edhe ushtria dhe studentë të infermierisë.

Edi Rama:

“Duhet të përgatitemi për të patur një rrjet kapilar, të përfshijmë edhe ushtrinë edhe studentë të infermierisë në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një peridhë vaksinimi intensiv dhe t’ja dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficcenca e bërjes së vaksinës”.

*Tiranapost.al.