Aktualitet

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe mësuesve

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe mësuesve

Nisi sot programi i vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin.

“U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha ministrja Manastirliu, gjatë një takimi në kopshtin 36 në Tiranë.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër gripit në këtë periudhë të mbivendosjes edhe të virozave stinore.

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe mësuesve

Kreu i Bashkisë nënvizoi domosdoshmërinë e lehtësimit të sistemit shëndetësor në këtë periudhë të vështirë në betejën ndaj COVID-19.

“Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te Covid, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që ne kemi nëpër çerdhe dhe kopshte”, theksoi Veliaj.

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe mësuesve

Prej muajit shtator ka nisur në të gjithë vendin vaksinimi kundër gripit falas i personelit shëndetësor dhe kategorive të tjera të rrezikuara, duke filluar nga fëmijët 0-5 vjeç, të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, edukatoret dhe arsimtarët, etj.