Aktualitet

Nis vaksinimi për dializantët dhe ata më të rrezikuarit nga Covid

Nis vaksinimi për dializantët dhe ata më të rrezikuarit nga

Ka nisur procesi i vaksinimit për dializantët, personat që kanë kryer transplant dhe ata me sëmundje kronike të riakutizuara. Lajmin e bëri me dije nga qendra Spitalore Univeristare, ministrja Ogerta Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vaksinohen në total rreth 1 mijë e 200 dializantë, ndërkohë që procesi do vijojë në qendrat ku ata kryejnë shërbimin. Sipas Manastirliut, sot do të arrihet në 270 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

“Po vijohet me vaksinimin masiv +60 vjeç. Me mbërritjen e vaksinave Pfizer kemi një vazhdimësi të mirë të procesit. Janë rreth 1200 dializantë që po vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimi i tyre të bëhet në qendrat e dializës, do të vaksinohen gjithashtu ata që kanë bërë transplanto dhe individëve me sëmundje kronike të riakutizuara. Janë të vaksinuar gjithë mjekët me të dy dozat dhe po përfundojmë edhe me arsimtarët. Sot arrijmë mbi 270 mijë të vaksinuar. Kemi vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar me dozën e parë. Duam që të arrijmë vaksinimin e të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”.

*Tiranapost.al.