Aktualitet

Nis viti i ri akademik. Studentët rikthehen në auditore

Nis viti i ri akademik. Studentët rikthehen në auditore

Nis sot, një javë më vonë nga sa ishte planifikuar, viti i ri akademik 2021-2022. Studentët do të rikthehen në auditore pas një viti ku mësimi u zhvillua kryesisht online.

Ekspertët e arsimit dolën në përfundimin se studentët humbën shumë prej mësimit në distancë kështu që rikthimi në auditore ishte i nevojshëm. Për ta bërë sa më të sigurt, u vendos që pedagogët dhe studentët të vaksinoheshin. Ndaj edhe mësimi i planifikuar për të nisur në 11 tetor, filloi sot për t`i lënë një javë kohë studentëve të vaksinoheshin.

Ata që kanë refuzuar vaksinën, mund t`i frekuentojnë lëndët duke paraqitur çdo javë një test PCR.