Aktualitet

Nisi sot shpërndarja e 'Pagës së Luftës': Rama flet me shifra dhe cila kategori përfitoi

Nisi sot shpërndarja e 'Pagës së Luftës': Rama

Ditën e sotme kanë përfituar Pagën e Luftës, pjesë e ndihmës nga qeveria për shkak të koronavirusit, 9506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5600 biznese.

Lajmin e bën me dije kryeministri Rama i cili thotë se mbi 36 mijë biznese të fashës deri në 14 milionë lekë xhiro në vit dhe mbi 61 mijë të punësuar e të vetëpunësuar kanë bërë aplikimet e tyre në drejtorinë e Tatimeve për të marrë pagën.

Edi Rama premton se për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

Më poshtë keni postimin e plotë:

INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN

9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta