Aktualitet

Nisin përgatitjet për hapjen e spitalit Covid 3, kush pritet ta drejtojë?

Nisin përgatitjet për hapjen e spitalit Covid 3, kush pritet ta

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në vend, si dhe e të shtruarve në spital ka bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin Covid 3. Mësohet se Ish –Urgjenca Kirurgjikale në QSUT po bëhet gati për të pritur të infektuarit me koronavirus. Siç bën me dije Report Tv, nga burimet njerëzore kanë nisur rekrutimet, ku pjesë e stafit do jenë edhe mjekët e infermierët që u dërguan në Itali për të ndihmuar me situatën.

Por kush do e drejtojë spitalin që në fillim do ketë 40 shtretët? Emri që lakohet më shumë aktualisht është mjeku Arjan Harxhi.

Nisin përgatitjet për hapjen e spitalit Covid 3, kush pritet ta

Në dy spitalet e tjera, Infektivi janë shtruar 90 pacientë, ndërsa tek Shefqet Ndroqi janë shtruar 190, ku 50 pret të cilëve janë të infektuar aktivë, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë negativë por kanë shfaqur probleme serioze me pneumoninë.

Aktualisht në vendin tonë janë të shtruar 280 pacientë. Ministria e Shëndetit ka bërë me dijë se nëse fluksi i të shtruarve rritet, do të hapet spitali Covid-4, që ndodhet ë godinën e një ish-Universiteti privat.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)
Testime totale 43203
Raste pozitive 5750
Raste të shëruara 3054
Raste Aktive 2520
Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1404
Durrës 302
Shkodër 231
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 87
Korçë 82
Kukës 74
Elbasan 54
Berat 33
Dibër 31
Gjirokastër 25