Aktualitet

Nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese merr Ok nga ‘Ligjet’

Nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese merr Ok nga

Nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për të bërë ndryshime kushtetuese në ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore për Reformën Zgjedhore është votuar me 16 vota pro nga Komisioni i Ligjeve.

Në komisionin e Ligjeve u mbajtën rreth 2 orë diskutime dhe kundër votimit ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi. Tashmë pritet të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi i sotmi ishte miratim vetëm në parim teksa vlen të theksohet se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Alket Hyseni, Bashkim Fino dhe Klotilda Bushka.

Dje nga opozita Parlamentare, 6 deputetë konfirmuan se do të votojnë reformën zgjedhore. Maxhorancës i duhet dhe një votë për ta miratuar në Kuvend.