Aktualitet

Niveli i riskut vijon të jetë i lartë! Tomini tregon situatën aktuale me virusin dhe çfarë ka ndodhur javën e fundit

Niveli i riskut vijon të jetë i lartë! Tomini tregon

Situata epidemiologjike në vendin tonë vlerësohet me intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit Covid-19. Këtë tha specialistja e ISHP, Eugena Tomini nga mbledhja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, e cila tregoi edhe shifrat e përhapjes së Covid në dy javët e fundit, situatën aktuale dhe një ndikim pozitiv të masave javën e fundit. 

Vendi sërish po përvijon me intensitet të lartë të hasjes së Covid19 në vend. Incidenca dy javore e rasteve të konfirmuara përsëri vijon e lartë. Nga niveli 254 raste për 100 mijë banorë në nivelin e 347 rasteve për 100 mijë banorë. Ndërkohë vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të rasteve pozitive, përsa i përket javës që lamë pas dhe kjo është reflektuar në nivelin e 1.2 herë më ulët se sa një javë më përpara. Duhet të theksohet që qarku që mban peshën më të madhe të rasteve të konfirmuara është Tirana, e ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku Lezhë”, tha Tomini.

Ndërsa shtoi se kemi një trasmetim komunitar dhe niveli i riskut vijon të jetë i lartë.

“Duhet të themi që kemi një transmetim të gjerë komunitar dhe ndërkohë vazhdon të jetë i lartë niveli i riskut përsa i përket transmetimit të Covid19 në popullatën e gjerë. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm që po përvijon ky lloj intensiteti edhe për vetë faktin e masave të cilat duken të thjeshta në dukje por që janë shumë të rëndësishme për t’u zbatuar. Por java e fundit ka treguar një ndikim të masave ndërhyrëse që kanë qenë masat shtrenguese të orës policore, të eliminimit të grumbullimeve dhe po përvijohet të vlerësohet sigurisht situata në vijim”.