Niveli i ujit 40 cm, reshjet e shiut bllokojnë nënkalimin në Fushë-Mamurras
E Premte 29 Nëntor 2024, 09:55
TiranaPost
Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë ka shkaktuar probleme në autostradën Milot - Qafë-Kashar
Rreshjet kanë bllokuar nënkalimin në Fushë-Mamurras.
Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla teksa niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.