Aktualitet

Një 14-vjeçare e zhdukur prej tre ditësh, babai kërkon ndihmë: Është parë pranë një hoteli, më pas s’dihet asgjë

Një 14-vjeçare e zhdukur prej tre ditësh, babai kërkon

Një vajzë 14-vjeçare rezulton prej tre ditësh e zhdukur në qytetin e Vlorës. E mitura quhet Argita Liço dhe denoncimi është bërë nga babai i saj.

I përlotur ai thotë se për herë të fundit vajza është parë në një hotel në Lushnje, ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Babai shprehet se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

“Rreth orës 23:30 kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë vajzën dhe i kishte thënë të ikte në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë. Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje. Mbesa ime që ndodhet në Greqi, ajo m’i ka dhënë informacionet. Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 00:30 nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”, thotë i ati për “Abc Neës”.

Ata që kanë informacion për vajzën në foto të kontaktojë në numrin e telefonit 2020843.