Aktualitet

Një 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga njerku në Durrës, ngjarjen e rëndë ia tregoi nënës

Një 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga njerku në Durrës,

Një ngjarje e rëndë bëhet me dije nga qyteti i Durrësit, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.  

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, e cila është vajza e bashkëshortes së 39-vjeçarit nga martesa e parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)”, bën me dije policia.

Ngjarja u zbulua pasi vajza i tregoi nënës së saj, e cila më pas denoncoi në polici bashkëjetuesin e saj.

Pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të vërtetojë ose jo akuzat e gruas.