Aktualitet

Një ciklon do prekë Shqipërinë këtë fundjavë: Paralajmërimi i Drejtorisë Detare në Durrës

Një ciklon do prekë Shqipërinë këtë fundjavë:
Zonat ku parashikohet të kalojë qendra e ciklonit

Një ciklon do të prekë një pjesë të Shqipërisë, duke bërë që nga mbrëmja e 16 shtatorit deri më 19 shtator të përkeqësohet moti në pjesën veriore të Detit Jon.

Moti i përkeqësuar në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë ku lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 metra dhe periudha 8 sek. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Një ciklon do prekë Shqipërinë këtë fundjavë:

Cikloni sub-tropikal i quajtur “Cassilda” pritet të forcohet edhe më shumë gjatë orëve të ardhshme, me erëra mbi 90 km/h dhe presion të ulët atmosferik deri në 1001 milibar.

Një ciklon do prekë Shqipërinë këtë fundjavë:

Ndonëse Greqia pritet të preket më tepër, zona në Jug të Shqipërisë parashikohet të ndjejnë ndryshimet meteorologjike të shkaktuara nga ky ciklon.

Një ciklon do prekë Shqipërinë këtë fundjavë:

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton: “Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”.