Aktualitet

E mitura denoncon në polici babanë e shoqes! Abuzoi me të seksualisht gjatë një muaji

E mitura denoncon në polici babanë e shoqes! Abuzoi me të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Pogradecit gjatë muajit gusht.

Një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga babai i shoqes, një 46-vjeçar i identifikuar nga policia si Blerim Bizgjoni, banues në Buçimas.

“Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ishte pikërisht vajza ajo që ka denoncuar 46-vjeçarin para uniformave blu, duke dëshmuar se i arrestuari ka abuzuar me të disa herë.

Sipas raportimeve, 46-vjeçari njihej si një person problematik pasi ngacmonte të mitura.