Aktualitet

Nga Skënderbeu tek UÇK, dhe një fjali që gjen vend sot e kësaj dite nga Ismail Qemali

Nga Skënderbeu tek UÇK, dhe një fjali që gjen vend sot e

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk e ka kaluar me një urim të thjeshtë apo nuk është ndalur vetëm tek një moment, ai i ngritjes së Flamurit në Vlorë, por me një analizë të shkurtër në rrjetet e tij sociale, ish ministri ndalet në tre momente kyçe të historisë së shtetit dhe kombit shqiptar; Rrënjët tek Skënderbeu, vazhdimësinë me Ismail Qemalin dhe baballarët e mençur të kombit, dhe luftën e UÇK-së. Të gjitha këto gjejnë vend dhe përmbyllen me një fjali ende sot aktuale, jo shumë të njohur në fakt të Ismail Qemalit që e sjell ish ministri, që nënkupton bashkimin:

“Të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qyetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të lIrë”.

Nga Skënderbeu tek UÇK, dhe një fjali që gjen vend sot e

Ditmir Bushati:

28 Nëntori, dita e flamurit, është një ditë historike dhe përbashkuese e kombit shqiptar që lidhet para së gjithash me heronjtë tanë. Me Skënderbeun dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut dhe mbrojtjes së vlerave të civilizimit perëndimor. Me Ismail Qemalin dhe baballarët e mençur të kombit, falë të cilëve Shqipëria shpalli pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetndërtimit. Me luftën për flamur të Adem Jasharit dhe bijve të UÇK-së, që bën të mundur çlirimin e Kosovës.

E kaluara jonë duhet të shërbejë si burim frymëzimi për të mirën tonë të përbashkët. Sot, më shumë sesa për slogane e parulla, kemi nevojë për atdhedashuri, unitet dhe vështrim strategjik në përballimin e sfidave kombëtare që na imponon koha.

Fjalët e Ismail Qemalit gjatë aktit të shpalljes së pavarësisë tingëllojnë aktuale edhe sot: “të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qyetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të lIrë”.

Gëzuar festën e pavarësisë
#DitaeFlamurit