Aktualitet

Një grua britanike kapet me 21 mijë paund cash në Rinas, të padeklaruara

Një grua britanike kapet me 21 mijë paund cash në Rinas, të

21 mijë paund të padeklaruara janë sekuestruar pasditen e sotme në Rinas. Sipas policisë paratë iu gjetën gjatë kontrollit një shtetasje britanike me incialet J.R.B, mosha e të cilës nuk bëhet me dije. Ajo nuk kishte deklaruar shumën prej 21 mijë e 900 paund cash të cilat iu zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë.

Në njoftim thuhet se: 

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Shtetasja britanike akuzohet për: Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë" parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.