Kryeministri Edi Rama në Facebook ka njoftuar se i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e ri për Shërbimin Informativ Kombëtar.
Bëhet fjalë për Vlora Hysenin, drejtoresha e Shërbimit Informativ Kombëtar.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.