Aktualitet

Një grup maturantësh protestë për provimin me zgjedhje: Pyetjet ishin jashtë programit

Një grup maturantësh protestë për provimin me zgjedhje:

Sapo u mbyll provimi i fundit i maturantëve, ai i lëndës me zgjedhje, dje, në mediat sociale shkruhej mbi vështirësinë e testit të fizikës dhe biologjisë. Daën e sotme një grup maturantësh kanë dalë në protests përpara Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë ripërsëritje të testit. Sipas tyre disa nga pyetjet kanë qenë jashtë programit.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë çka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, tha një maturante.