Aktualitet

Një hap drejt ringritjes së Kushtetueses, KED fut në sitë kandidatët për dy vendet vakante

Një hap drejt ringritjes së Kushtetueses, KED fut në sitë

Një tjetër hap drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi mbledhjen ku u hodh shorti për caktimin e relatorëve për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të krijuara pas largimit të  Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos.

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe kandidatët

Vendi vakant pas largimit të Besnik Imerajt

Relatore anëtare e KED: Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Orkida Totojani, Altin Binaj, Aldona Sylaj

Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Eugen Papandile, Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Aulona Bodo
Kandidati: Shaqir Hasanaj, Ilir Hasnedari, Klajdi Mone

Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Përparim Kalo, Aleksandër Toma

Vendi vakant pas largimit të Fatos Lulos

Relatore anëtare e KED: Saida Dollani

Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Altin Binaj

Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Ilir Hasnedari

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me BE-në.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED thotë se ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurrues për vendet vakante. 

Por a është i vonuar ky proces? KED thotë se për këtë kanë përgjegjësi institucione të tjera:

Thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë. Kjo Gjykatë duhet të ketë 9 anëtarë, por për të qenë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.

Gjyqatarët aktualë janë:

1. Dr. Vitore Tusha, anëtare me kompetenca të Kryetarit

2. Dr. Elsa Toska, anëtare

3. Marsida Xhaferllari, anëtare

4. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare