Aktualitet

Një këshillë për fëmijët nga Mario Draghi që vlen edhe për të rriturit! Një manual jete…

Një këshillë për fëmijët nga Mario Draghi që

Bankier i suksesshëm dhe një politikan i ftohtë, pa adresa sociale, pa karizma të forta, nuk qesh kollaj dhe as bën shumë batuta. Por në një takim me fëmijët, Mario Draghi ka dhënë një këshillë të vyer që vlen për fëmijët kudo dhe të rriturit që i edukojnë ata: nuk ka rëndësi çfarë doni të bëheni, por kush jeni tani, si ndjeheni tani.

Tani, ka rëndësi. Ajo që po bën në të tashmen është eksperienca më e vyer. Ta dëshirosh atë që po bën tani. Të jesh i përfshirë me gjithë shpirt.

Sepse gjëja më e keqe që mund të ndodhë është kur dikush nuk ndjen interes më për atë që po bën, dhe unë këtë e di nga eksperienca. Më ka ndodhur disa herë dhe jo një, që jam ndjerë ashtu. I painteresuar për vendin, apo njerëzit që të rrethojnë.

Ndaj them, ka rëndësi shumë ajo që ke dhe që e do.

Tiranapost.al