Aktualitet

Një mësues ndërron jetë nga Covid, ishte shtruar prej ditësh tek Infektivi

Një mësues ndërron jetë nga Covid, ishte shtruar prej

Një mësues nga Mirdita, i prekur nga Covid, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Mësuesi me inicialet Gj.K., ishte shtruar prej disa ditësh tek Covid1 në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar si pasojë e virusit.

Nuk dihet nëse viktima, me profesion mësues, vuante nga sëmundje të tjetra bashkëshoqëruese, që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

17:20- Për lajmin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini. Në një postim në Facebook ajo shkruan:

Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19.

Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.
Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm.

Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.

Uroj SHËRIM TË SHPEJTË edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus.