Aktualitet

Një mjek dhe një infermier shërohen nga koronavirusi, por s'mund të kthehen ende në punë

Një mjek dhe një infermier shërohen nga koronavirusi, por

Një mjek dhe një infermier kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se me shërimin e tyre shkon në 17 numri i personave të rikuperuar, por që duhet të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për 14 ditë të vetëizoluar.

Postimi i plotë:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e radhës.

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm.