Aktualitet

Një mjek i intubuar tek Infektivi

Një mjek i intubuar tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë bëri përditësimin e të dhënave të 24 orëve të fundit dhe gjendja paraqitet e rënduar në Spitalin Infektiv. Shtrimet e reja vazhdojnë. Aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Sipas News 24, një prej të intubuarve është mjek i QSUT-së, i Repartit të Hematologjisë. Ai është 57 vjeç.

Mjeku A.P është rënduar ditët e fundit.

Ndërkaq sot u konfirmuan 64 raste të reja të shpërndara: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Lexo më shumë: