Aktualitet

Një mjek me Covid sillet në gjendje të rëndë tek Infektivi

Një mjek me Covid sillet në gjendje të rëndë tek

Një tjetër mjek i prekur nga Covid ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat raportojnë se mjeku nga Bulqiza, Afrim Sula, rezultoi pozitiv dy ditë më parë. Ai është sjellë me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar. Nuk dihet nëse mjeku vuan edhe nga sëmundje të tjera.

Sot kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe katër familjarë të tij.

Tre ditë më parë mjeku nga Puka, Hysni Shkjau, nuk fitoi betejën me Covid-19.