Aktualitet

Makina përplas këmbësoren në Tiranë! 30-vjeçarja shtatzënë dërgohet në spital

Makina përplas këmbësoren në Tiranë! 30-vjeçarja

Një automjet ka përplasur një këmbësore pasditen e sotme në rrugën "Xhanfizo Keko", duke e dërguar në spital. Mjeti tip "Mercedes-Benz" i drejtuar nga shtetasi me inicialet J.B., 19 vjeç ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar, 30 vjeç e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është shtatzënë.

I riu është shoqëruar në Komisariatin nr.4 në Tiranë për procedime të mëtejshme dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al